Markata e festave

img_4175_22907825984_oTirana u ndez për festat, fshati tek Sheshi Nënë Tereza është i hapur nga ora 9 deri në 24 për femijët e çdo moshe.

Ne duam ta kthejmë Tiranën në epiqendër të festave për gjithë muajin dhjetor. Ju ftojmë të gjithëve që të hymë në një garë, secili të zbukurojë shkollën e vet, klasën e vet, shtëpinë e vet. Do të kemi një çmim të veçantë për biznesin, restorantin ose lokalin, që është zbukuruar më buku. Të gjithë qytetarët ftohen të çojnë në adresën e Bashkisë e Tiranës të gjitha fotot e Krishtlindjeve dhe të festave të fundvitit, do të ketë një konkurs fotografie.

Në këtë fshat të festave do të kemi një shportë të veçantë për të gjithë ata që duan të dhurojnë lodra ose rroba. Ndoshta një vakt mund ta kaloni në qendrat tona sociale ose me ata të afërm që ndoshta nuk kanë pasur fatin tuaj për të pasur të gjitha të mirat materiale.