Anketime

Bashkia e Tiranës është një institucion vendor, që ofron një numër të madh shërbimesh, të cilat janë të prekshme përgjithësisht nga qytetarët, subjektet fizike dhe juridike, por gjithashtu edhe nga vizitorët vendas e turistët e huaj. Ky institucion ka në fokus të përhershëm përmirësimin e cilësisë së shërbimeve vendore drejt arritjes së standardeve optimale, me qëllim për t’u shndërruar në një kryeqytet model evropian. Në këtë kuadër, falë vizionit transformues të kryeqytetit, janë ndërmarrë një sërë nismash, projekte dhe investime që kryhen për herë të parë, apo për përmirësimin e atyre ekzistuese.

Me qëllim për të matur apo testuar nevojën e secilit projekt dhe investim, Bashkia e Tiranës realizon dëgjesa, konsultime publike dhe sondazhe specifike. Anketimet periodike kryhen nëpërmjet Sektorit të Opinioneve Qytetare në Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarë për të testuar opinionin publik se sa të kënaqur janë nga shërbimet bashkiake, cili është perceptimi qytetar mbi aktivitetin e Bashkisë apo çfarë do të donin të ndryshonin apo të përmirësonin nga shërbimet ndaj publikut.

Në këtë rubrikë do të njiheni me rezultatet dhe gjetjet kryesore të sondazheve të zhvilluara mbi shërbime dhe projekte të caktuara bashkiake.

Sondazh mbi PPV

Nentor, 2016