A la Sante

1979885_226874224185028_2134136031_n.jpg
Rruga Pjetër Bogdani, Tirana, Albania
Rruga Pjetër Bogdani Tirana Tirana AL
+355 69 851 1112+355 69 851 1112
Nje restorant unik ne Tirana, ne te cilin mund te konsumosh ushqime te shendetshme, duke qene ne dijeni te kalorive qe permban ushqimi juaj, dhe mund te ushqeheni sipas grupit tuaj te gjakut.
Ashtu siç dhe emri në frëngjisht lë të kuptohet “A la santé” është një restorant me një kuzhinë ndryshe nga të tjerat, të paktën përsa i përket cilësisë së përbërësve, numrit të kalorive për pjatë dhe pa diskutim recetave të zgjedhura. Në hyrje të rrugës Ismail Qemali do mund të shijoni në këtë ambient të ngrohtë, posi në kushtet e shtëpisë, një ushqim të shëndetshëm. Për më tepër do mund të kini një informacion të detajuar për kaloritë që sapo do keni porositur apo shijuar. Dhe për të përfunduar, sipas dëshirës, mund të provoni një menu të përshtatur për grupin tuaj të gjakut. Jeni të tentuar nga risia e kësaj adrese? Atëhere shpejtoni për të ruajtur formën e trupit dhe të shëndetit tuaj.