Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Biblioteka-Kombetare-1.jpg
Kulla e Sahatit, Tirana 1001, Albania

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) është institucioni kryesor kulturor kombëtar dhe më i vjetri në shtetin shqiptar. Mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917. Në momentin e përurimit si BKSH, më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej  6000 vëllimesh. Sot  koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet.

Koleksionet me karakter albanologjik u rritën pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe koleksioneve private të personaliteteve të kulturës nga regjimi i atëhershëm komunist. Ndryshimet demokratike të viteve 90 të shekullit XX mundësuan edhe ndryshimin e  politikave të Bibliotekës Kombëtare.  Nga modeli i bibliotekave të Evropës Lindore me kufizime të skajshme në dhënien  e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të caktuara të literaturës, tani BKSH është krejtësisht e hapur për publikun e gjerë.

BKSH është qendra arkivore e të gjitha botimeve  duke mbledhur, përpunuar, restauruar, ruajtur dhe vënë në dispozicion të publikut trashëgiminë e shkruar kulturore të popullit shqiptar.

Phone: 04 222 3843