Bokërimat e Mustafa Koçajt

ee.jpg
Unnamed Road, Albania
Unnamed Road Qarku i Tiranës AL

Ndodhen në kodrat e Krrabës në një lartësi 150 – 200 m mbi nivelin e detit. Bokërimat e Mustafa Koçajt përbëjnë një peizazh shumë të degraduar, i cili është formuar nga erozioni i fuqishëm i ujërave rrjedhëse në shkëmbinjtë flishorë me përmbajtje të madhe argjile. Ato janë pasojë e veprimit të faktorëve natyrorë dhe të ndërhyrjes pa kriter të njeriut në mjedis.

Në vitet ‘60 – ‘80 të shek. XX, në territorin përreth tyre janë bërë ripyllëzime me pishë dhe procesi i degradimit të mëtejshëm është kufizuar dukshëm. Për të shkuar te Bokërimat e Mustafa Koçajt duhet ndjekur rruga automobilistike Tiranë – Baldushk – Mustafa Koçaj.