BrauHaus

brauhaus1.jpg
brauhaus1.jpg
brauhaus2.jpg
Rruga Reshit Çollaku, Tirana 1001, Albania
Rruga Reshit Çollaku Tirana Tirana AL

BrauHaus është një birrari e vërtetë. Themelet dhe muret e kësaj ndërtese qëndrojnë mbi një truall me histori shumëngjyrëshe. Shumë kohë më parë, në këtë zonë pranë lumit Lanë, mbahej pazari i famshëm i Shën Gjergjit që grumbullonte njerëz nga gjithë zonat përreth dhe jo vetëm, prania e ujit e bënte vendin, një pikë të preferuar ndalimi edhe për karvanet e ndryshme, duke e kthyer vendin në një panair të vërtetë, festë, kakofoni ngjyrash e shijesh nga ku ngeli dhe emri Shallvare.