Bunk’ Art

BUNK'ART.jpg
BUNK'ART.jpg
_79207316_024834274.jpg
Dhoma e Enver Hoxhes ne bunker.jpg
160.jpg
pertej_bunk_art_it_te_se_kalua_5.jpg
pertej_bunk_art_it_te_se_kalua_2.jpg
Rruga Muhamet Deliu, Tirana, Albania
Rruga Muhamet Deliu Tirana Tirana County AL

Në qershor të vitit 1978 u inagurua nga diktatori Enver Hoxha bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria e atëhershme komuniste. Ai është një pallat 5 kate nëntokë, me 106 dhoma dhe një sallë kuvendi, tashmë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “Bunk’Art”.

“Bunk’Art” përmban: Ekspozitën historike, ekspozitën muzeale dhe instalacionet artistike. Në ekspozitën historike pasqyrohet: 1)Periudha e zbarkimit të Italisë në Shqipëri, rezistenca e popullit shqiptar dhe kapitullimi i Italisë. (shkurt 1939- shtator 1943),2) Diplomacia gjatë Luftës (1941-1945), 3)Pushtimi gjerman dhe rezistenca shqiptare, lufta për pushtet dhe çlirimi i Shqipërisë (shtator 1943 – nëntor 1944),4) Paslufta: Shpresa dhe Zhgënjime (1945 – 1947), 5)Shqipëria e kuqe 1945-1990.

Në ekspozitën muzeale ndodhen:1)Dhoma e Enver Hoxhës, 2) Dhoma e Mehmet Shehut, 3)Muzeu I Ndërlidhjes Ushtarake,4) Muzeu I Batalionit Mbështetës,5)Dhoma e Oficerit, 6)Dhoma e Shefit të Shtabit, 7) Muzeu i Telekomunikacionit.

Tashmë Bunk’Art është kthyer në një pikë turistike unikale në rajon që tregon jetën e shqiptarëve gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste.