Coko

coko2.jpg
coko2.jpg
Coko1.jpg
Rruga Pjetër Bogdani, Tirana, Albania
Rruga Pjetër Bogdani Tirana Tirana AL

Coko Bistro  Bar është një kafe në Tiranë.Kafe dhe restorant i mirë Italian. Një Çoko Bar i hapur në vitin 2011 në një cep të vogël në bllok, tani gjendet në vendodhjen e re, në rrugën “Pjetër Bogdani”. Në një ambjent shumë më të madh, që i përshtatet çdo ore dhe çdo stine, produktet, atmosfera e këndshme, dhe fryma mikpritëse vijnë në një format disi të ri.

 Tashmë Çoko është edhe një Bistro, ku në menunë me rreth 200 produkte, i janë shtuar edhe rreth 20 pjata të zgjedhura me kujdes, në konceptin e një Bistro-je të mirëfilltë. Nuk janë lënë sigurisht pas dore, specialitetet e lokalit, siç janë ëmbëlsirat, të cilat tani janë të gjitha të bëra vetë, apo pijet dhe koktejlet me kafe, dhe për më të shëndetshmit smoothies e lëngjet me fruta të freskëta apo çajrat, bio.