Delicatezze Di Mare

65_big.jpg
Rruga Reshit Çollaku, Tiranë 1001, Albania
Rruga Reshit Çollaku Tiranë Tiranës 1001 AL
+355 68 373 7503+355 68 373 7503

Delicatezze di Mare, ashtu si vetë emri është një cep deti në mes të Tiranës ku një mori delikatesash kulinare bashkjetojnë me njëra tjetrën. I gjendur në rrugën Rreshit Collaku, vetëm pak metra prapa Albtelekom, kjo vilë e vogël nuk bie shumë në sy. Por pasi të keni hyrë dhe të jeni rrethuar nga muret blu dhe objektet e anijeve do filloni të ndiheni si në fund të detit apo si një marinar në mes të oqeanit.

Specialitetet e kuzhinës variojnë nga sallatat, supat, pjatat e dyta të peshkut, pastat, ëmbëlsirat, deri te llojet e ndryshme të peshqve krudo të servirur në mënyrat më ekstravagante, shpesh të shoqëruar me fruta apo salca të ëmbla. Kini kujdes sepse çdo antipastë që do shijoni do të jetë një shpërthim shijesh që nuk do t’ju lërë aspak indiferent.

Krahas produkteve plot shije dhe freski, mikëpritja e kuzhinierit Aldo është një nga ato ndjesitë që do t’ju bëjnë të ktheheni sërish në këtë cep bregdeti kryeqytetas.