Galeria Kombëtare e Arteve

20140221140314197600.jpg
20140221140314197600.jpg
Galeria Kombetar e Arteve 2.jpg
Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania
Shëtitorja Murat Toptani Tiranë Tiranës AL

Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë. Në vitin 1956, si rrjedhojë e pasurimit të fondit të veprave të artit, prej lulëzimit të krijimtarisë dhe blerjeve të kohës, Galeria u zhvendos në një godinë më të përshtatshme, me tre kate në Rrugën "Fortuzi" dhe me hapësira ekspozuese të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë saj. Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative si dhe blerjet rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inaugurua më 29 nëntor 1974, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërtesë, ku ndodhet edhe sot.

Kjo galeri përmban një koleksion të larmishëm, i cili përfshin rreth 4500 punime të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Galeria funksionon në dy drejtime kryesore: në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj. GKA funksionon si institucioni më i rëndësishëm dhe i vetëm kombëtar i ekspozimit, konservimit, studimit, restaurimit, edukimit, botimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri.