Gryka e Murdharit

GRYKA E MURDHARIT 2-2.jpg
Unnamed Road, Albania
Unnamed Road Qarku i Tiranës AL

Kjo grykë ndodhet në verilindje të Krrabës dhe është formuar nga përroi me të njëjtin emër , degë e majtë e lumit Erzen.

Gryka e Murdarit ka gjatësi rreth 1 km, thellësi rreth 100m dhe gjerësi rreth 30 m duke marrë trajtën e një kanioni mjaft interesant. Ajo ka shpate të thepisura, me guva e shpella karstike të vogla, pak të veshura me bimësi. Tek ky monument natyre shkohet duke ndjekur rrugën Tiranë – Ibë – Kllojkë.