Gryka e Skoranës

Gryka e Skuranes 3.jpg
Gryka e Skuranes 3.jpg
Gryka e Skuranes.jpg
Gryka Skuranes.jpg
Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit, Pëllumbas, Albania
Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit Pëllumbas Qarku i Tiranës AL

Ndodhet në rrjedhën e mesme të lumit Erzen pranë Shpellës së Zezë dhe fshatit Pëllumbas. Ajo është një kanion i formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtit emër në shkëmbinjtë gëlqerorë që ndërtojnë malin e Pashkasheshit në veriperëndim dhe Pashtreshit në juglindje.

Gryka e Skoranës është e gjatë rreth 1 km, e thellë mbi 120 m dhe e gjerë rreth 20 m. Shpatet janë të thepisura dhe të veshura me bimësi shkurresh. Kjo grykë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Në shpatin e majtë të saj, disa dhjetëra metra poshtë Shpellës së Zezë, del një burim i madh karstik.

Gryka e Skoranës mund të vizitohet duke ndjekur për rreth 27 km rrugën automobilistike Tiranë – Ibë- Pëllumbas.