Ish Ambasada Jugosllave

Untitled-4.jpg
Rruga e Durrësit, Tirana, Albania
Rruga e Durrësit Tirana Tirana County AL

Kjo godinë është ndërtuar në vitin 1931 dhe ishte pronë e familjes së doktor Qemal Jusufatit. Ndërtesa  ka qenë një nga vilat më të njohura dhe më të bukura të Tiranës së asaj kohe.  Pas Luftës së Dytë Botërore ajo ka shërbyer si rezidencë e Legatës turke. Më vonë këtu u vendos Ambasada Jugosllave ndaj në Tiranë ajo vazhdon të njihet si godina e ish-ambasadës jugosllave. Harku i mprehtë që mbulon dritaret përbën një element të rrymës arkitekturore neo-veneciane. Megjithatë studiuesit nuk e klasifikojnë këtë banesë qytetare tiranase si të stilit të theksuar neo-venecian.