Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”

download (1).jpg
download (1).jpg
min-e-kultures-1Foto-A1.jpg
min-e-kultures-4Foto-A.jpg
kinostudio-4.jpg
Ish-Kinostudio 'Shqiperia e Re', Tirana, Albania
SH54 Tirana Tirana AL

Ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952.Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio“Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot këtu ndodhen Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, etj. Filmi i parë artistik “Skënderbeu”(1953) i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” ka qenë një bashkëprodhim me Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Filmi është një poemë epike për heroin kombëtar shqiptar, Skënderbeu, i cili për sa kohë rrojti mbrojti me sukses vendin nga pushtimi osman. Regjisor i filmit ka qenë Sergei Yutkevich. Filmi, ku luajnë edhe aktorë shqiptarë, ka fituar çmimin ndërkombëtar në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1954. Kinostudio “Shqipëria e Re” ka prodhuar dhe shpërndarë shumë filma shqiptarë. Më intensive ka qenë veçanërisht periudha e viteve’70 -’80 kur prodhoheshin 13-14 filma në vit