Ish-Kombinati Tekstil

kombinati-300x232.jpg
Kombinat, Tirana, Albania
Rruga Llazar Xhajanka Tiranë Tiranës AL

Kombinati është një lagje periferike në jug-perëndim të Tiranës rreth 6 kilometra larg nga qendra e qytetit. Këtë emër e ka marrë  nga Kombinati i Tekstileve i ndërtuar  me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik në fillim  të viteve 50-të.

Me ndërtimin e Kombinatit të Tekstileve “Stalin”, e fabrikës së qelqit, fabrikës së tullave dhe stacionit hekurudhor Kombinati u shndërrua në një lagje tipike socialiste punëtore. Edhe sot aty ka një sërë ndërtimesh që të kujtojnë Bashkimin Sovjetik dhe stilin komunist të jetës në Shqipëri.

Hyrja e vjetër monumentale e Kombinatit e lyer rishtas, sheshi kryesor, ku dikur ishte vendosur një statujë e Stalinit si dhe ish – ndërtesa e administratës se kombinatit, ku sot ndodhen zyrat e pushtetit lokal, vazhdojnë të jenë aty si referenca të forta dhe të çuditshme të asaj periudhe.