Izzy Living

izzy-living-logo.jpg
Rruga Pjetër Bogdani, Tiranë, Albania
Rruga Pjetër Bogdani Tiranë Tiranës AL

Izzy Living është një ambient i ri në lagjen e ish-Bllokut, në rrugën Pjetër Bogdani, pranë shkollës Edith Durham, një cocktail bar, kafene dhe lounge njëkohësisht.

Cepi i shkretë i rrugës jep përshtypjen e një ambienti të qetë prapa dritareve në dru të bardhë… Por sapo shtyni derën, një mori njerëzish janë të shpërndarë në ambientet “tematike” të barit. Për një kafe të shpejtë në paraditen e punës apo për një aperitiv pas një ditë të gjatë, Izzy ofron të njëjtën mikëpritje dhe ngrohtësi shtëpie.

Mos harroni të përfitoni nga çmimet interesante që Izzy Living ofron për Happy Hour dhe të shijoni një kafe për të admiruar krijimtarinë e barman.