Kalaja e Dorzit

do.jpg
do.jpg
Dorezi foto.jpg
Rruga Dorzit, Albania
Rruga Dorzit Qarku i Tiranës AL

Kalaja e Dorëzit ndodhet rreth 20 km në jug perëndim të Tiranës dhe rreth 5 km në lindje të Pezës. Ajo është më e vjetra në trevën e Tiranës. Kjo kala i takon shekujve IX-IV para Krishtit, ndërsa ekspedita e parë arkeologjike drejt saj është kryer në vitin 1951. Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479 m nga niveli i detit. Mendohet që këtu të ketë qenë qyteza e Dimalit antik. Për ndërtimin kalasë është zgjedhur një pllajë e pjerrët ku afro gjysma nuk është e rrethuar me mur por është e mbrojtur nga shkëmbi natyral. Muri rrethues i saj, shtrihet në të gjithë pjesën jugore të një kodre shkëmbore dhe është afërsisht 300 m i gjatë, nga lindja në perëndim. Kalaja e Dorëzit paraqet një interes të veçantë për nga ana e teknikës së ndërtimit ku vihen re tre faza: faza e parë e ndërtuar me gurë të papunuar, faza e dytë me blloqe të gdhendur të vendosur në të thatë (periudha helenistike) dhe e treta që ndjek të njëjtën trase me të dytën ndërtuar me gurë të thyer të lidhur me llaç (antikiteti i vone, shek. IV-VI).  Në njërën anë të mureve, mund të dallohet vendi ku duhet të ketë qenë hyrja për në kala, aty janë gjetur fragmente enësh. Fragmente muresh të tjera të një periudhe më të vonë, tregojnë e qyteti i hershëm ilir ka qenë i banuar deri në kohët e vona antike.