Kalaja e Lalmit

la.jpg
la.jpg
la1.jpg
Unnamed Road, Lalm, Albania
Unnamed Road Lalm Qarku i Tiranës AL

Kalaja e Lalmit ndodhet në një kodër piramidale rreth 100 m të lartë, 2 km në perëndim të lagjes së ish Kombinatit të Tekstileve. Mendohet që kjo kala është ndërtuar rreth shekullit IV pas Krishtit. Një epitaf varri i gjetur që i kushtohej një skllaveje të liruar dëshmon se kodra ka qenë banuar, që në shekujt e parë pas Krishtit. Nëpërmjet saj kontrollohej vazhdimi i rrugës që vinte nga Ndroqi, (buzë rrjedhës së Erzenit) për në fushën e Tiranës. Sipërfaqja ku është ndërtuar kalaja ka formën e një elipsi me gjatësi 100 m dhe me gjerësi 50 m. Ky territor rrethohej nga një mur, prej të cilit kanë mbetur vetëm disa trakte të shkëputura në anën lindore si dhe një gjurmë muri në anën perëndimore të kodrës. Faqja e jashtme e murit është ndërtuar me gurë gëlqerorë, kurse në bërthamë të murit janë përdorur gurë të zhytur në llaç të bollshëm. Në brendësi të saj janë gjetur fragmente të ndryshme tjegullash dhe qeramike që i përkasin antikitetit të vonë.