Kalaja e Ndroqit

3500843-P1040450.JPG
3500843-P1040450.JPG
dd.jpg
ddd.jpg
Unnamed Road, Varosh, Albania
Unnamed Road Varosh Qarku i Tiranës AL

Kalaja e Ndroqit ndodhet në fshatin Ndroq mbi luginën e lumit Erzen, e ndërtuar mbi një kodër me lartësi 387 m, e cila ka shpat të pjerrët dhe tarraca të shumta.

Funksioni i saj është i lidhur ngushtë me pozitën gjeografike që ajo zë në luginën e Erzenit, duke kontrolluar rrugën që lidh bregdetin me territorin e brendshëm.

Gjurmët tregojnë se ky vendbanim u pajis me mure rrethuese gjatë dyndjeve barbare të shek. IV- VI. Mendohet që kalaja ka pësuar një rrënim të fortë në këtë kohë, por është  rindërtuar

më vonë XIII-XIV, duke shërbyer si seli e feudalëve shqiptarë, kundër rivalëve vendas dhe pushtuesve të huaj.

Pas vdekjes së Skënderbeut pushtuesit osmanë dhanë rëndësi kalasë së Ndroqit, pasi nëpërmjet saj vëzhgonin Durrësin që ndodhej nën sundimin e Venedikut. Pas rënies së Durrësit në vitin 1501, Ndroqi e humbi rëndësinë e tij, por e rifitoi atë përgjatë anarkisë feudale që përfshiu vendin tonë gjatë shekullit të XVIII, duke shërbyer përsëri si seli e feudalëve lokalë.