Kalaja e Tiranës

1_9.jpg
1_9.jpg
kalaja-e-tiranes-c1200x600.jpg
aaaa.jpg
Bulevardi Zhan d'Ark 11, Tirana 1000, Albania
11 Bulevardi Zhan d'Ark Tirana Tirana County 1000 AL

Kalaja është një fortifikim fushor me planimetri drejtëkëndshe 160 x 200 m me pjesën më të gjatë lindje – perëndim. Pjesa ndërtimore e ruajtur në disa prej kullave dhe segmenteve të mureve rrethuese tregon se kalaja mund të jetë ndërtuar për herë të parë në antikitet, ndoshta në periudhën e hershme bizantine (shek. IV – VI) i e.s. Ajo mendohet se i takon njërës prej fortifikimeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga Perandori Justinian në Epirin e Ri (provincë e Durrësit). Një pjesë e mureve rrethuese që shihen sot mbi tokë i takojnë ndërtimeve të shekujve të fundit, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini. (1788 – 1809) në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XVIII mbi rrënojat e kështjellës së vjetër. Në vitin 1798 kalaja ra në duart e familjes Toptani nga Kruja. Gjatë kësaj periudhe ajo u vu në qendër dhe shndërrohet në objekt të luftës shumëvjeçare të zhvilluar midis Toptanasve dhe sunduesve Bushatllinj të Shkodrës. Në vitin 1817 ajo përjetoi një rrethim 5 (pesë) mujor, i cili pati pasoja të rënda jo vetëm për kalanë por edhe për një pjesë të madhe të qytetit. Pas bombardimit kalaja u rindërtua pjesërisht nga Toptanasit, deri në vitin 1832 kur ajo u shemb si pasojë e inkursioneve të ushtrive osmane të komanduara nga Mehmet Reshit Pasha, i cili urdhëroi prishjen e të gjitha kalave. Sot ruhet një pjesë e murit verior dhe trakte në anën jugore të saj, e cila ndërthuret këndshëm me infrastrukturën përreth.