Kalaja e Tujanit

Untitled.jpg
Unnamed Road, Shtish-Tufinë, Albania
Unnamed Road Shtish-Tufinë Qarku i Tiranës AL

Kjo kala e ndodhur në afërsi të fshatit Tujan, në një nga majat e kodrave që pararendin nga perëndimi vargun e Dajtit, është një fortifikim në trajtën e një drejtkëndëshi rreth 160 x 190 m dhe ndahet në tre pjesë prej muresh gjatësorë me drejtim veri-jug. Në brendësi të rrethimit shihen gjurmë banesash me mure 0.8 m të gjera.

Ndërtuesit kanë shfrytëzuar veçoritë mbrojtëse të terrenit, duke e lënë anën lindore të parrethuar sepse aty brezi shkëmbor është mjaft i lartë ndërsa në jug dhe veri muret ngrihen mbi brezin shkëmbor. Teknika e ndërtimit dhe qeramika e datojnë fortifikimin në shekujt IV-VI. Nëpërmjet kësaj kalaje kontrollohej rruga që kalonte nëpër shkallën e Tujanit, e cila në ato kohë dhe më vonë shkonte në Dibër.