Kanionet e Erzenit

Kanionet e Erzenit 1.jpg
Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit, Albania
Shtegu i Shpellës së Pëllumbasit Tiranës AL

 

Këto kanione ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen. Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve. Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për tu larë dhe për të bërë banjo dielli.

Për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit duke qenë se ato  ndodhen poshtë saj në lumin Erzen.  Lumi i Erzenit është i gjatë 108 km, me prurje rreth 102 l/sek.

Kanionet e Erzenit janë një zgjedhje e mirë për çdo shpirt aventurier. Natyra e tyre ka menduar për gjithçka.