Katedralja e re ortodokse “Ngjallja e Krishtit”

dfr8.jpg
Rruga Deshmoret e 4 Shkurtit, Tirana 1001, Albania
Rruga Deshmoret e 4 Shkurtit Tirana Tirana AL

Katedralja e re ngrihet në një truall të dhënë si kompensim për katedralen e vjetër, që u shkatërrua nga regjimi komunist.
Katedralja është konceptuar si një kompleks godinash e mjedisesh ndihmëse, i përbërë nga selia e Sinodit të Shenjtë, me zyrat qendrore administrative të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, salla e konferencave, hapësira për muze e arkiva, etj.
Në qendër të kompleksit ngrihet kisha-katedrale, e cila ngërthen në vetvete format tradicionale të kishave ortodokse bizantine me arkitekturën moderne. Kisha ka të veçantë përdorimin e mozaikut, ku mbisundon figura e Krishtit Pantokrator në kupolë. Tërheq vëmendjen edhe ikonostasi i realizuar me mermer dhe ikona të punuara me mjeshtëri. Në krah të saj është ngritur dhe një kishëz, e me afreske të realizuara me mjeshtëri.
Punimet për ndërtimin e saj mbaruan në vitin 2012 dhe është projektuar nga studioja Papadatos Partnership LLP, nga SHBA.