Kisha e Shën Prokopit

shen prokopi.jpg
Liqeni Artificial i Tiranës, Kashar, Tirana, Albania
Shëtitore Parku i Madh Tiranë Tiranës AL

 

Kjo kishë e ka origjinën rreth 2 shekuj përpara (në vitin 1780) dhe është kisha e parë ortodokse në Tiranë, pas pushtimit Osman, e ndodhur përtej fushës së përroit të Tiranës, aty ku sot gjendet Akademia e Arteve.

Në bazë të planit rregullues të Tiranës me vendimin e 11 shkurtit 1937, kisha e vjetër e Shën Prokopit u shpronësua dhe u prish në vitin 1938, sepse aty do të kalonte bulevardi kryesor i Tiranës. Në këmbim të saj u ndërtua kisha e re Shën Prokopit, në kodrat pranë liqenit Artificial.

Kisha e Shën Prokopit u përurua më 20 maj 1945. Në vitin 1967, kur në Shqipëri u prishën ndërtesat e kultit, kisha u kthye në bar-restorant, duke ndërhyrë në strukturën e ndërtesës.

Pas vitit 1990 bar-restoranti u ribë përsëri kishë.