Kisha Ortodokse e Ungjillëzimit

KISHA ORTODOKSE UNGJILLEZIM (1).jpg
Rruga e Kavajës, Tiranë 1001, Albania
Rruga e Kavajës Tiranë Tiranës AL

Në kushtet e tolerancës fetare dhe të rritjes së komunitetit ortodoks, më 1 shtator 1874, në Tiranë u bë e mundur ndërtimi i një kishe ortodokse brenda në qytet, pikërisht aty ku ndodhet sot hotel “Tirana”. Në vitin ’60 të shekullit XX, u vendos që pikërisht në vendin ku ndodhej Kisha e Ungjillëzimit të ndërtohej hotel “Tirana”. Në këmbim u lejua ndërtimi i një Kishe të re Ungjillëzimi pranë rrugës së Kavajës ku ndodhet edhe sot. Jeta e kësaj kishe do të ishte e shkurtër, sepse u ndërtua në vitin 1964, por me ndalimin e besimeve fetare në vitin 1967, kisha e cila ndodhej ngjitur me kompleksin sportiv, u kthye në palestër, për t’u ribërë përsëri kishën vetë pas vitit ’90. Ajo rifilloi shërbimet e saj në vitin 1990.

Kjo kishë u ndërtua në vitin 1964 por u mbyll në vitin 1967 duke u përdorur si ndërtese për Sport Klub Tiranën. Në vitin 1967 regjimi komunist mbylli të gjitha institucionet fetare në Shqipëri duke ndaluar plotësisht ushtrimin e fesë. Kisha Ortodokse e Shqipërisë u bë Autoqefale për herë të parë në vitin 1937 dhe pastaj përsëri në vitin 1992.