Kopshti Zoologjik

Untitled-7.jpg
Kompleks banimi "Dy Liqenet", Rruga Haxhi Brari, Tiranë, Albania
Rruga Haxhi Brari Tiranë Qarku i Tiranës AL

Kopshti Zoologjik në Tiranë është hapur në vitin 1966. Ky është parku i vetëm zoologjik në Shqipëri i administruar nga pushteti lokal (Bashkia e Tiranës). Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5.97 ha, nga të cilat 4.35 ha janë sipërfaqe e gjelbër, 1.3 ha janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë, 1.8 ha zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0.14 ha janë sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët. Arinj, luanë, lama, shqiponja, majmunë, dhelpra, ujqër dhe disa mjellma janë kafshët e këtij kopshti. Veçanërisht pas viteve 90, ka patur një pakësim të ndjeshëm të kafshëve të egra, por kopshti zoologjik vazhdon të frekuentohet për lulishtet dhe sipërfaqet e tij të gjelbëruara.