Kryegjyshata Botërore Bektashiane

ODEONI.jpg
Rruga Hysen Loci, Tiranë, Albania
Rruga Hasan Prishtina Tiranë Tiranës AL

Selia botërore e bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë në vjeshtën e vitit 1925,  kur qeveria turke me një vendim të posaçëm mbylli teqetë.

Në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane  ngriti një bashkësi të pavarur e të njohur nga të tjerët, e cila ekzistoi deri më 1967.

Pas pothuajse një çerek shekulli heshtjeje në Shqipëri, më 27 janar 1991, në Tiranë u ngrit një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë së bektashinjve. Që prej atij viti e këndej, bashkësia e re, ka punuar mjaft për të ringjallur traditat e Bektashizmit në Shqipëri. Teqeja dhe, njëkohësisht, selia botërore në Tiranë u rihapën më 22 mars 1991 me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Bektashizmi i themeluar nga Haxhi Bektash Veliu në shekullin XIII është një dogmë mistike islame që merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut dhe respekton të gjitha fetë monoteiste.