Salla Plenare e Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi 1.jpg
Kuvendi 1.jpg
Kuvendi-i-Shqiperise 2.jpg
Sheshi Nënë Tereza, Tiranë, Albania
11 Bulevardi Zhan d'Ark Tirana Tirana 1000 AL

Kuvendi i Shqipërisë ose siç quhet ndryshe, parlamenti, është një dhomësh dhe përbëhet nga 140 anëtarë të zgjedhur një herë në katër vjet me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.

Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori relativisht të shkurtër dhe të lidhur ngushtë me evolucionin e shtetit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo dinamikës së kohës. Ai tashmë ka krijuar përvojën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend.

Godina ku ndodhet kjo sallë është ndërtuar në vitin  1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Këtu më 1 shtator 1928  Ahmet Zogu u kurorëzua Mbret i Shqiptarëve.