Liqeni i Bovillës

liqeni i bovilles 5.jpg
Hida Rd, Albania
Hida Road Tirana County AL

 

Liqeni i Bovillës shtrihet në krahun lindor – verilindor të Tiranës, midis dy vargmaleve kryesore. Ai kufizohet në perëndim me malin e Gamtit (1.267 m) dhe Brarit (1.214 m) si dhe nga mali i Dajtit në  juglindje. Nga ana lindore kufizohet me malet e Xibrit (1.531m) dhe të Kotit (1.391m) të vendosur në veriperëndim midis malit të Skënderbeut dhe në juglindje të malit me Gropa. Relievi është kodrinor – malor, ku erozioni dhe rrëshqitja janë tepër aktive. Bovilla përfshihet në dy nën zona klimatike (mesdhetare kodrinore 500-600m) dhe mesdhetare para malore në lartësi të mëdha. Bimësia barishtore është e përhapur në të gjitha hapësirat e zhveshura dhe shtrihet në zonën e kullotave në lartësinë 1.500 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e liqenit është 4.6 km dhe ka thellësi 18-53m. Bimësia në pellgun e Bovillës përfshin katër zona fitoklimatike: Zona e pyjeve dhe shkurreve mesdhetare (300 – 600m), Zona e dushqeve (600 – 1000m), Zona e ahut (1.000 – 1.600m) dhe Zona e kullotave malore (mbi 1.500m). Bovilla e ndodhur në një zonë me bukuri natyrore të mrekullueshme dhe me liqenin e Bovillës nga i cili merr ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Tiranës është përfshirë në itinerarin e disa tour operatorëve dhe grupeve që organizojnë evente në natyrë. Kjo ndoshta është zona më e afërt për të praktikuar sportin e ngjitjes dhe kacavjerrjes në shkëmbinj në rajonin e kryeqytetit. Në këtë zonë në fundjavë është zhvilluar turizmi i aventurës, ku disa tour operatorë  ofrojnë një itinerar të sigurt për ecje, ngjitje dhe kacavjerrjen nëpër shkëmbinj. Itineraret variojnë në gradë vështirësie, nga ato të thjeshtat deri tek ato më të vështirat, për tu dhënë mundësi të gjithëve që të praktikojnë këto lloj sportesh.