Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare

MAUZOLEU I FAMILJES MBRETERORE 3.jpg
Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania
Sheshi Skënderbej Tirana Tirana County 1001 AL

Ky mauzole ndodhet në Parkun e Madh të Tiranës tek vendi i quajtur kodra e gështenjave pranë rrugës nacionale Tiranë- Elbasan. Këtu prehen eshtrat e anëtarëve të Familjes Mbretërore. Mauzoleu origjinal, ishte një vepër e arkitektit Qemal Butka dhe u shkatërrua nga komunistët më 17 nëntor 1944. U ndërtua përsëri në vitin 2012 me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I, pas 51 vitesh. Mauzoleu i Familjes Mbretërore është ngritur në vendin ku ka qenë varri memorial i Nënës Mbretëreshë, Sadije Toptani.