Medreseja e Tiranës

Shkolla_1_B.jpg
Rruga e Dibrës, Tirana, Albania
Rruga 5 Maji Tirana Tirana AL

U hap për herë të parë në vitin 1924 me vendim të  Kongresit të Parë të Bashkësisë Islame të Shqipërisë  për të plotësuar nevojat  me personel fetar në vend. Ndërtimi i godinës së Medresesë përfundoi në vitin 1931. Fjalën e hapjes  në përurimin e saj e mbajti politikani dhe sociologu i dëgjuar shqiptar Mehdi Frashëri. Pas 40 vjet veprimtarie të mësimdhënies Medreseja u mbyll nga qeveria komuniste më 1964 dhe u rihap në vitin 1991, kur në Shqipëri kishin nisur proceset demokratike. Medreseja e Tiranës është në pronësi të Komunitetit Musliman Shqiptar dhe administrohet prej tij.