Memoriali "Post Bllok"

u2_memoriali post bllok5.jpg
u2_memoriali post bllok5.jpg
memoriali.jpg
u2_muri i berlinit.jpg
Rogner Hotel, Tirana, Albania

Ky memorial përkujton viktimat e regjimit komunist në Shqipëri. Memoriali përmban një pjesë të murit të Berlinit, një bunker në formë kërpudhe dhe disa shtylla nga kampi famëkeq i Spaçit. Memoriali është vepër e shkrimtarit dhe ish-disidentit politik, Fatos Lubonja si dhe e piktorit Ardian Isufi. Pjesa e murit prej 2.6 ton e mbuluar me grafite është dhuratë nga qyteti i Berlinit. Shtyllat e betonit vijnë nga miniera në Spaç, ku mbaheshin të burgosur dhe kryenin dënimin me punë të detyruar shumë kundërshtarë të regjimit komunist. Ndërsa bunkeri ka qene aty për të ruajtur hyrjen kryesore të bllokut rezidencial të ndarë nga pjesa tjetër e qytetit, ku në vitet 1945-1991 jetuan diktatori i fundit Enver Hoxha dhe zyrtarët e tjerë më të lartë komunistë.