Memoriali “Vëllezërit Frashëri”

MEMORIALI I VELLEZERVE FRASHERI 2.jpg
Shëtitore Parku i Madh, Tiranë, Albania
Shëtitore Parku i Madh Tiranë Qarku i Tiranës AL

Memoriali i ndodhur në Parkun e Madh të Tiranës tek Liqeni Artificial nderon tre Rilindësit e shquar Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Vëllezërit Frashëri, përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Kontributi që këta tre figura i kanë dhënë kombit e Atdheut pa dyshim që është kontributi më i çmuar dhe më i rëndësishëm i kohës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare ( Rilindja Kombëtare Shqiptare ) në fund të shekullit XIX. Abdyli ishte udhëheqësi i Lidhjes së Prizrenit, Samiu ishte propagandues i zjarrtë për një Republikë Shqiptare të pavarur, kurse Naimi ishte i pari poet i madh i gjuhës shqipe.

Memoriali shoqërohet me një grup skulpturor me portretet e tre vëllezërve realizuar nga Odise Paskali me bashkautor Thoma Thomain dhe është përuruar në vitin 1978.