Muzeu Arkeologjik Kombëtar

MUZEU ARKEOLOGJIK 2.jpg
MUZEU ARKEOLOGJIK 2.jpg
Untitled-5.jpg
Sheshi Nënë Tereza, Tiranë, Albania
Sheshi Nënë Tereza Tiranë Qarku i Tiranës 1016 AL

Muzeu Arkeologjik Kombëtar është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin e ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite nga periudhat më të hershme deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut dhe harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në antikitet. Pranë çdo objekti brenda dhe jashtë vitrinave janë vendosur etiketa që tregojnë vend gjetjen e tyre.