Muzeu Historik Kombëtar

MHK.jpg
Bulevardi Zogu I, Tiranë 1016, Albania
Bulevardi Zogu I Tiranë Qarku i Tiranës 1016 AL

U përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Muzeu Historik zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m 2 dhe ka një sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m 2 . Në mjediset e tij janë të ekspozuara 6200 objekte muzeore, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Këtu mund të vizitoni: Pavijonin e lashtësisë, Pavijonin e mesjetës, Pavijonin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pavijonin e Pavarësisë, Pavijonin e ikonave, Pavijonin e LANÇ-it, Pavijonin e persekutimit komunist dhe Pavijonin e Nënë Terezës. Ndërtesa e muzeut është mbështetur në modelin e arkitekturës monumentale. Grupi i punës që punoi për projektin e Muzeut Historik Kombëtar përbëhej nga arkitektët: Sokrat Mosko, Enver Faja, Nina Shehu dhe Petraq Kolevica. Çdo sallë ekspozimi ka arkitekturë të veçantë duke shmangur kështu monotoninë e përsëritjes. Krahas sallave të pavijoneve, muzeu ka edhe mjediset e arkivit e të laboratorëve, salla të ekspozitave të përkohshme si dhe salla konferencash.