Muzeu i Shkencave të Natyrës

muzeu i shkencave te natyres.jpg
Rruga e Kavajës, Tiranë 1001, Albania
Rruga e Kavajës Tiranë Qarku i Tiranës 1001 AL

Muzeu Shkencave të Natyrës ndodhet në rrugën “Petro Nini Luarasi” dhe është i vetmi i llojit të tij në vendin tonë.  I ngritur në 1948, me një histori ekzemplarësh që nga viti 1900, ai përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore. Të shtatë pavijonet e tij janë vendosur në mënyrë të tillë që tregojnë drejtimin e evolucionit të botës së gjallë. Këtu janë ekspozuar mbi 3000 eksponentë vendas dhe të huaj, dhe mijëra përfaqësues në fondin shkencor të larmishëm nga fauna tokësore, detare, e lumenjve, ujërave të mjelmëta, kafshë që nga koralet mahnitës shumë ngjyrësh të ngulur e të palëvizshme, molusk të llojeve të ndryshme deri guaskat e Oqeanit Indian; insekte me pamje dhe ngjyra mahnitëse, peshq të llojeve të ndryshme; amfibë dhe reptilë mbresëlënës që nga gjarpërinjtë e deri tek breshkat e mëdha detare; shpendë të mrekullueshëm, ku padyshim pelikani kaçurrel mbetet unik; gjitarë me pamje madhështore që nga majmunët e Afrikës e deri tek ariu i pyjeve dhe balena e deteve. Muzeu, nisur nga kjo larmi përfaqëson një kompleks shkencor, mësimor, edukativ, kulturor, dhe të vetmen qendër të studimit të Biodiversitetit dhe mjedisit shqiptar. Ju do keni mundësinë të shikoni nga afër llojet e rrezikuar dhe të kërcënuar të Shqipërisë.

Në këtë muze janë ekspozuar: Invertebrorët ujorë (693 individë në 488 specie), Kandrat (me numrin më të madh 12 individë në 217 specie), Peshqit (167 individë në 157 specie të deteve dhe liqeneve), Reptilët (37 speciet e vendit), Gjitarët(52 individë në 44 lloje duke përfaqësuar individët më të spikatur të kësaj klase).