Muzeu përbri Kullës së Sahatit

foto e brend e Muzeut tekKulla e sahatit.jpg
foto e brend e Muzeut tekKulla e sahatit.jpg
muzeu te Kulla e sahatit.jpg
Kulla e Sahatit, Tirana 1001, Albania

Ky muze është krijuar më qëllimin e ruajtjes, gjurmimit, studimit, dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe traditave të trevës së Tiranës. Muzeu ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për vlerat historike, kulturore dhe të traditës që paraqet por dhe për pozicionin strategjik në qendër të Tiranës Muzeu përbri Kullës së Sahatit përmban mbi 40 objekte origjinale në stoli, art, dru, mobilie dhe veshje punuar nga mjeshtër shqiptarë, të cilat datojnë që prej viteve 20 të shekullit të kaluar. Objektet e muzeut janë të klasifikuara si objekte të trashëgimisë kulturore (etnografi), që mbartin vlera të traditës dhe i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Të gjitha objektet e ekspozuara janë përdorur në shtëpi tiranase dhe ekspozohen këtu për herë të parë.