Te Noeli, një vend aq sa i fshehur edhe atipik… afërsia me kinema Millennium, një rastësi në vetvete, kombinohet më së miri me muret e mbuluara nga imazhet e ikonave të kinematografisë të mbledhura nëpër revista apo gazeta prej shumë vitesh.

Pasi ke ecur në qetësinë e Pedonales, zbret disa shkallë, për të kaluar me shpejtësi në një ambient që është e vështirë ta imagjinosh nga jashtë. Ngohtësia e tavernës, buzëqeshja mikpritëse e të zonjës së vendit, gumëzhimat e frymëzuara të grabisin për disa çaste. Koha e mjaftueshme për të porositur një gotë verë dhe mezet shqiptare për të tilla raste. Por do mund të shijoni dhe një sërë gatimesh të tjera tradicionale. Largimi nga ky vend jashtë kohës, sa i trishtë, ëmbëlsohet nga çmimet mjaft të arsyeshme që ju shtojnë një qëllim më shumë për të mos munguar në të ardhmen.

Nga e hënä në të shtunë 10:00 – 17:00 dhe 19:00 – 24:00