Pallatet e Shallvareve

APARTAMENTI I SHALLVAREVE.jpg
Bulevardi Gjergj Fishta, Tirana, Albania
Bulevardi Gjergj Fishta Tirana Tirana County AL

Pallatet e Shallvareve u ndërtuan tek fusha me të njëjtin emër në vitin 1951. Emri “shallvare” në turqisht, vjen nga ideja se aty luante dikur garnizoni turk, por ajo më pas u përdor për parada. Në vitin 1920 shoqëria e sapoformuar “Agimi“ zhvilloi këtu ndeshjen e parë të futbollit kundër ekipit "Juventus" të Shkodrës. Pallatet e Shallvareve ishin banesat e para kolektive të socrealizmit. Në arkitekturën e jashtme të tyre, në zbatim të dogmës “formë kombëtare dhe përmbajtje socialiste” u përdorën elementë të arkitekturës popullore. Por, modeli i pallateve të Shallvareve sipas specialistëve është një dështim i metodës së realizmit socialist në arkitekturën e banesës kolektive shqiptare sepse ajo ishte e huaj për natyrën dhe mjedisin shqiptar si dhe për mënyrën e jetesës së banorëve vendas.