Pallati i Kongreseve

AKM2015 (956).jpg
Pallati i Kulturës, Rruga Bukuroshja e Durresit, Durrës, Albania
Bulevardi Dëshmorët e Kombit Tiranë Tiranës AL
Pallati i Kongreseve u projektua dhe u ndërtua në vitet 80- të si simbol i ideologjisë komuniste dhe shprehje e fuqisë së regjimit totalitar. Konstruksioni i ndërtesës është frymëzuar nga ndërtesa tradicionale e Gjirokastrës,  Beratit dhe kulla e veriut të Shqipërisë.

Pamja e jashtme e tij është ruajtur mjaft mirë gjatë këtyre viteve duke qëndruar  në harmoni me Muzeun Arkeologjik, Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe ndërtesat e tjera përreth.

Pallati  i Kongreseve është 70 metra i gjatë dhe 18-23 metra i lartë. Salla kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh. Gjatë regjimit komunist partia në fuqi organizonte këtu kongreset e saj. Pallati ka dhe 3 salla më të vogla me kapacitet prej 150, 280 dhe 300 vendesh,  të dizenjuara si ambiente pune  për takime, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto. Sot , pallati përdoret për  konferenca, festivale, panaire tregtare, ceremoni, koncerte dhe ngjarje të tjera.