Pallati Presidencial (Pallati i Brigadave)

PALLATI PRESIDENCIAL ( BRIGADAVE ).jpg
PALLATI PRESIDENCIAL ( BRIGADAVE ).jpg
PALLATI I  Presidencial.jpg
Pallati presidencial.jpg
Rruga Skerdilajd Llagami, Tiranë, Albania
Rruga Skerdilajd Llagami Tiranë Qarku i Tiranës AL

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitektët italianë në fillim Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte destinuar për  familjen mbretërore ( Mbreti Zog I) por ndërtimi i tij nuk arriti të përfundonte deri në vitin 1941. Ndërkaq Mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1939 si pasojë e pushtimit italian të  vendit. Parku që rrethon këtë pallat shtrihet në rreth 36 ha. Sipërfaqja shtrihet në shumë zona dhe përbëhet nga shatërvanë me zinxhirin e ujit, galeri skulpturash në disa parqe, disa radhë kopshtesh me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit, kopshti me pishinë si dhe pista e stërvitjes së kuajve. Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30 -’43. Rezidenca ka shërbyer si Pallat Mbretëror vetëm një herë, gjatë vizitës së Perandorit Viktor Emanueli në Shqipëri në maj të vitit 1941. Emrin “ Pallati i Brigadave” e mori në vitin 1945 në nderim të brigadave partizane që e çliruan , emër i cili u përdor gjatë regjimit  komunist.  Duke filluar nga viti 1992, pas rënies së komunizmit, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial  për pritje zyrtare.