Parku i madh (Liqeni Artificial)

Untitled-7.jpg
Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Rruga Perlat Rexhepi, Tirana, Albania
Rruga Perlat Rexhepi Tirana Tirana County AL

Parku i madh u ndërtua në vitet 50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës. Ky park publik prej 230 ha në jug të Tiranës përfshin liqenin artificial dhe pika atraktive si Kishën e Shën Prokopit, memorialet e disa personaliteteve të njohura shqiptare, etj. Në brendësi të parkut gjenden varret e ushtarëve britanikë dhe atyre gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë park ndodhet edhe Mauzoleumi i Familjes Mbretërore ndërtuar në vitin 2012. Parku dhe liqeni artificial mbeten një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Parku i madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta, rreth 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh. Gjithashtu Kopshti Botanik, ai zoologjik si dhe një kompleks pishinash janë përfshirë në park. Sidomos në muajt e verës në amfiteatrin e këtushëm organizohen aktivitete të ndryshme kulturore.