Pazari i Ri

PAZARI I RI 1.jpg
Rruga Hoxha Tahsim, Tirana, Albania
Rruga Hoxha Tahsim Tirana Tirana County 1001 AL

Pazari i Ri mori jetë në vitin 1931 dhe në vitet që pasuan njohu vetëm rritje dhe zhvillim. Ai u krijua si nevojë e shtimit të aktivitetit tregtar i cili nuk mund të përballohej vetëm me Pazarin e Vjetër. Pas prishjes së Pazarit të Vjetër në vitin 1959, Pazari i Ri mbeti për shumë kohë qendra e vetme, e madhe e tregtisë së mishit, peshkut, perimeve e frutave në Tiranë. Ky pazar ndodhet në atë zonë të Tiranës, që së bashku me lagjen e Mujos përfaqëson një nga zonat më të vjetra të Tiranës e ndodhur mes qendrës së qytetit dhe rrugës së Elbasanit, në lindje të bulevardit kryesor. Edhe sot Pazari i Ri vazhdon të mbetet një nga tregjet më të mëdhenj për tregtimin e mishit, peshkut, perimeve e frutave në kryeqytet.