Pazari i Ri

pazari-i-ri.jpg
Rruga Shemsi Haka, Tiranë, Albania
Rruga Shemsi Haka Tiranë Qarku i Tiranës AL

Pazari i Ri mori jetë në vitin 1931 dhe në vitet që pasuan njohu vetëm rritje dhe zhvillim. Ai u krijua si nevojë e shtimit të aktivitetit tregtar i cili nuk mund të përballohej vetëm me Pazarin e Vjetër. Pas prishjes së Pazarit të Vjetër në vitin 1959, Pazari i Ri mbeti për shumë kohë qendra e vetme, e madhe e tregtisë së mishit, peshkut, perimeve e frutave në Tiranë. Ky pazar ndodhet në atë zonë të Tiranës, që së bashku me lagjen e Mujos përfaqëson një nga zonat më të vjetra të qytetit. Edhe sot Pazari i Ri vazhdon të mbetet një nga tregjet më të mëdhenj për tregtimin e mishit, peshkut, perimeve e frutave në kryeqytet. Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve e ridimensionoi  këtë zonë dhe e ktheu në një zonë të zhvillimit të biznesit për të ofruar një model të ri investimi dhe hapësire komunitare. Pazari i Ri është një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh është  tek tregtimi i produkteve dhe pasdite tek çështjet e kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike – kulturore si festa, panaire, etj.