Pedonalja “Murat Toptani”

PEDONALJA MURAT TOPTANI 2.jpg
Bulevardi Zhan d'Ark 11, Tirana 1000, Albania
11 Bulevardi Zhan d'Ark Tirana Tirana County 1000 AL

U përurua si pedonale më 10 tetor 2011. Restaurimi dhe rehabilitimi i saj u realizuan me ndihmën e fondeve të BE-së. Pedonalja “Murat Toptani” si gjurmë rruge ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike. Ajo përshkon disa objekte monumentale që e bëjnë atë mjaft historike, si Kalanë e Tiranës, selinë e Akademisë së Shkencave, lulishten që mund të konsiderohet lulishtja e parë e vendit të quajtur lulishtja popullore, Bibliotekën e vjetër Kombëtare dhe ndërtesën e Të Përndjekurve Politikë për të përfunduar tek Ura e Tabakëve.