Piramida

Piramida.jpg
Piramida.jpg
5361444_orig.jpg
Bulevardi Bajram Curri, Tiranë, Albania
Bulevardi Bajram Curri Tiranë Tiranës AL

U përurua në 14 tetor 1988 si muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Struktura në formë piramidale u projektua nga një grup arkitektësh  nën drejtimin e vajzës dhe dhëndrit të Enver Hoxhës. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e tij deri në vitin 1991. Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh. Emrin piramidë e mori gjate lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, për shkak të formës se saj arkitektonike. Sot, zyrtarisht njihet si “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori” dhe mbetet një copëz e arkitekturës së periudhës komuniste.