Qendra e Tiranës – Ansambël Monumental

Untitled-5.jpg
Kali i Skënderbeut, Sheshi Skënderbej, Tirana 1001, Albania
Sheshi Skënderbej Tirana Tirana County 1001 AL

Në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, Qendra e Tiranës përjetoi transformimin më të rëndësishëm në historinë e saj. U ndërtuan godinat e reja qeveritare dhe u konturua sheshi “Skënderbej”. Ndërtimi i tyre ishte një hap i rëndësishëm për shndërrimin e Tiranës në një kryeqytet modern, evropian e perëndimor. Në vitet 1929-31, Qendra e Tiranës u kthye në shesh ndërtimi e konceptuar nga arkitektët italianë Armando Brasini dhe Florestano de Fausto. Kompleksi i ministrive dhe Bashkia u ndërtuan sipas projektit të arkitektit fiorentin Florestano de Fausto. Ndërtimi i tyre ishte sipas stilit neoklasik por në të njëjtën kohë ato bartnin të gjithë ngarkesën e historisë sonë dhe simbole të saj. Qendra e kësaj zone muzeale u pasurua edhe me vlera të mirëfillta kombëtare siç janë simbolet e Aleksandit të Madh dhe ato të Skënderbeut. Sheshi “Skënderbej” me ndërtimin e këtij ansambli u bë një shesh i mirëfilltë për historinë e qytetit dhe të gjithë vendit. Vlera historike e këtij ansambli qëndron në faktin se unifikoi me harmoni vlerat ekzistuese të qytetit me vlerat e reja që po merrte Tirana si kryeqytet i vendit. Ndërtesat e ministrive si dhe ato të institucioneve të tjera që ndodhen në qendër të kryeqytetit dhe në aksin kryesor të tij në vitin 2000 u shpallën “Ansambël Monument Kulture”.