Rezidenca e Familjes Mbretërore
Rruga Skerdilajd Llagami, Tiranë, Albania
Rruga Skerdilajd Llagami
Tiranë
Qarku i Tiranës
1000
AL
Është ndërtuar me pamjen e sotme në vitin 1936. Fillimisht ka qenë një ndërtesë e vjetër tiranase dykatëshe. Mbreti Zog I e mori atë për banim, me shpalljen e tij Mbret. Në vitin 1936 ai e rindërtoi krejtësisht atë. Pas Luftës II Botërore kjo ndërtesë ka qenë përkohësisht Rezidenca e Këshillit të Ministrave. Më pas rreth vitit 1956 u kthye në Qendër Kulturore të Fëmijëve. Për nevoja të kësaj qendre ajo u zgjerua në anën lindore me një ndërtim të ri. Sot ajo i është kthyer familjes mbretërore si pronë.