Selia e Akademisë së Shkencave

SELIA AKADEMISE SE SHKENCAVE 3.jpg
Bulevardi Zhan d'Ark 11, Tirana 1000, Albania
11 Bulevardi Zhan d'Ark Tirana Tirana County 1000 AL

 

Kjo ndërtesë përfaqëson një nga selitë më të rëndësishme të institucioneve shqiptare në vite. Fillimisht këtu ka qenë selia e parlamentit të parë shqiptar (1920-1924). Më pas në vitet 1925- 1926 ka qenë selia e qeverisë së presidentit A. Zogu. Nga viti 1929- 1939 u përdor si Pallat Mbretëror nga  Mbreti Zogu I. Më këtë rast ndërtesa u zgjerua me një sallë në katin përdhe si dhe shkallaren me ballkon përpara hyrjes në anën veriore të saj duke i dhënë pamjen dhe funksionin e Pallatit Mbretëror. Më vonë ai e kaloi banesën e tij private në katin e sipërm të ndërtesës.

 

Në vitet 1944 – 1946 këtu ka qenë e vendosur Kryesia e KANÇ (Këshilli Antifashist

Nacional Çlirimtar).

Në periudhën 1946-1962 ka qenë selia e Presidiumit të Kuvendit popullor. Ndërsa që nga viti

1972 në këtë godinë është vendosur Akademia e Shkencave të  Shqipërisë.