Selia e Kryeministrisë

images.jpg
images.jpg
Kryeministria.jpg
Rogner Hotel, Tirana, Albania
Rruga Ismail Qemali Tiranë Tiranës 1000 AL

Ndërtesa e kryeministrisë u projektua nga arkitekti italian  Gherardo Bosio në vitin 1939. Objekti ishte krijuar nga dy C ose nga një L dhe një F që simbolizonin sëpatën e liktorit. Bosio u kujdes për detajet duke projektuar edhe ç’do interier si perdet, divanet, tavolinat të cilat ishin të vizatuara me një dizajn personal të tijin. Në fillim kjo seli ka shërbyer si ndërtesa e zyrave të Luogotenecës (të dërguarit ushtarak të Mbretërisë italiane). Më pas që nga viti 1945, me qeverinë e parë të pasluftës  e deri më sot ajo shërben si ndërtesa ku qëndron Këshilli i Ministrave dhe Protokolli i Shtetit.

Në vitin 1974, në pjesën ballore djathtas të ndërtesës  u vendos një bazoreliev mural i realizuar nga një grup skulptorësh (Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, Hektor Dule, Kristaq Rama), i cili paraqet simbole të popullit.

Ndërsa në vitet 80-të u bënë disa shtesa tek ndërtesa të cilat kanë mbyllur pamjen fillestare të saj  dhe u krijuan dy oborre duke ndryshuar funksionin dhe tipin e arkitekturës.